Please enter at least 3 characters.

Xuxi zbulon pagesën që merr nga Big Brother VIP Kosova për qëndrimin në shtëpi

2024/11/xuxuxux.jpg

Ka qenë një temë e përfolur prej kohësh, dhe së fundmi këngëtari Xuxi ka konfirmuar se banorët e "Big Brother VIP Kosova" paguhen për qëndrimin në shtëpi.

Në një bisedë spontane gjatë një momenti të qetë në dhomën e gjumit, ai zbuloi se për çdo shtatë ditë qëndrim në shtëpi, ai paguhet 600 euro.

"Nuk është keq 600 euro për 7 ditë", tha Xuxi, duke u munduar që të mos e bëjë shumë të dukshme shifrën, por kjo nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët e shpërndanë video-n në rrjetet sociale.

Të apasionuarit pas spektaklit të njohur, reaguan menjëherë dhe videoja bëri xhiron e internetit.

Ky pohim ka ngjallur diskutime të shumta, duke hedhur dritë mbi aspektin financiar të pjesëmarrësve në këtë reality show.

Për më shumë, ky fakt e konfirmon njëherë e mirë se përtej tensioneve dhe ngjarjeve dramatike që ndodhin në shtëpi, ekziston edhe një komponent ekonomik që e bën eksperiencën më tërheqëse për banorët. /Telegrafi/