Site icon Telegrafi

Xiaomi prezanton telefonin e ri të mençur Redmi 13C, së shpejti i disponueshëm në tregun evropian

Kompania Xiaomi në nëntor prezantoi telefonin e ri të mençur Redmi 13C, që së shpejti do të lansohen në tregun evropian.

Redmi 13C i ri që së shpejti do të lansohet në tregun evropian, vihet në funksion nga procesori MediaTek Helio G85, kurse vjen me 4 dhe 8 GM RAM, varësisht nga madhësia e memories së brendshme për ruajtjen e të dhënave, transmeton Telegrafi.

Ekrani prej 6.74-inç ka një rezolucion prej 720×1600 pikselë me mbrojtjes Corning Gorilla Glass të xhamit të ekranit.

Në pjesën e përparme është e vendosur kamera selfie prej 8 megapikselë, derisa në pjesën e pasme të pajisjes janë kamerat prej 50 MP dhe 2 MP.

Bateria ka kapacitet prej 5.000 mAh dhe mbushet nga mbushësi prej 18Ë. Do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra – Midnight Black, Navy Blue, Glacier Ëhite dhe Clover Green. /Telegrafi/

 

Exit mobile version