Arkimed Lushaj – Stresi ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme (e martë) para Top Channel.
Kjo sipas tij për bullizimet dhe padrejtësitë që po i bëhen Gjestit në atë reality shou.
Ai ka kërkuar që të mblidhen në ora 14:00 të gjithë ata që e përkrahin artistin nga Kosova.
E për këtë pati një reagim nga Xhuli Nura në formë ironizimi për postimin e fituesit të BBVK.
“Hahahah. Po më vdes. Më vdes. Pasi nuk ka lënë gjë pa thënë për Julianën dhe për LGBT. Po del kundër bullizimit ndaj Gjestit”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Kur të eleminohen ata të dy do të thotë që u eliminuan nga protesta hahahah e dua”.
Xhuli dhe Stresi vazhdojnë të kenë raporte të tensionuara me njëri-tjetrin që nga BBVK. /Telegrafi/