Site icon Telegrafi

Xhuli lajmëron rastin në polici pas dëmit që ia bënë veturës, ndanë pamje edhe të forcave të rendit

Xhuli Nura ka lajmëruar rastin në polici, siç edhe paralajmëroi gjatë ditës, për dëmin që ia bën veturës së saj.

Këtë e bëri të ditur vetë ajo, përmes një njoftimi në ‘InstaStory’, ku ndau edhe disa pamje të forcave të rendit, të cilët po ekzaminonin makinën e saj.

Xhuli tha se u kishte dhënë kohë mjaftueshëm personave për të cilët dyshon se janë shkaktarë për dëmin që ia bënë veturës.

Lexo po ashtu Xhuli Nurës ia dëmtojnë veturën: Më mirë lajmërohuni vetë

“Tash unë jam me policë, dhe sapo erdhën te makina, po e bëj një deklaratë, e di që nuk bon me ju qit juve [i referohet policëve] veç pe shihni që janë policë. Unë ju dhashë hapësirë juve që keni nejt deri në 2 të natës qetu tu bo hajgare te parku jonë edhe e dini fort mirë kush jeni. Jeni do djem që konsumoni bari çdo natë qetu. Kush do që e ka prish kerrin, e patët mundësi me më tregu, tash jemi në stacion të policisë”, tha Xhuli.

“Kështu që kështu duhet me vepru gjithmonë, kur shihni diçka gabim edhe për mu është shumë e rëndësishme që çka do që më ndodh mua diçka keq e dokumentoj në Instagram temin që edhe ju me ditë që okay që policia e Kosovës ekziston për një arsye dhe kanë me e bo punën siç duhet. Edhe pa u gjet qata njerëzit, edhe keni me e pagu dëmin (që është 1000 euro) dhe do të përballeni edhe me gjana të tjera”, deklaroi ajo tutje. /Telegrafi/

Foto: Xhuli Nura / Instagram
Exit mobile version