Site icon Telegrafi

Xhuli kërcënon Andin në BBVK: Të tregoj ty kur gjysma e familjes nuk të ekziston më

Xhuli Nura është një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo është e përfshirë në debate me shumë banorë të shtëpisë, gjersa që nga fillimi i spektaklit nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me sportistin nga Peja, Andi Artani.

Madje në një debat të zhvilluar së fundmi në dhomën e gjumit, ajo në një moment edhe ka shkelur rregullat e formatit, duke e kërcënuar atë.

“Të tregoj ty kur gjysma e familjes nuk të ekziston më”, dëgjohet duke i thënë Xhuli-Andit në nervozizëm e sipër.

@esatmishalica #tiktokalbania?? #tiktokkosova?? #viralkosovo #viralalbania ♬ original sound – B.B

Kjo video është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale nga ndjekësit e programit, shumë prej të cilëve e kanë kritikuar produksionin që nuk ka marrë masa ndaj Xhulit.

Modelja nga Drenica përndryshe prej kohësh ka nisur një debat të ashpër edhe me aktorin Vedat Bajrami, i cili e ka quajtur “komandante të Dubait” – gjë të cilën ajo e ka marrë si ofendim. /Telegrafi/

Exit mobile version