Xhensila, këngëtarja e njohur shqiptare, ka ofruar një përgjigje të butë, por të menduar mirë, ndaj këngës që dyshohet se është dedikim për të, nga (ish) bashkëshorti i saj, Bes Kallaku.
Kënga e tij e fundit, “Mosmirënjohja”, po bën bujë në mediat sociale dhe ka ngjallur shumë spekulime për kontekstin dhe mesazhet e mundshme që mund të fshihen pas tekstit.
Xhensila zgjodhi një rrugë të ndryshme për të shprehur ndjenjat e saj: jo përmes një deklarate direkte apo aludimi, por përmes një postimi artistik në Instagram.
Ajo ndau vargje nga poezia “Në mundesh” e shkruar nga Rudyard Kipling, duke sugjeruar një qëndrim të fortë dhe të qetë në përballje me sfidat dhe kritikat që mund t’i parashtron jeta.
Postimi i saj vjen pas publikimit të këngës nga Besi, i cili e ka përshkruar tekstin si “një tekst shpirti”. Aludimet dhe interpretimet kanë qenë të shumta, por Xhensila ka vendosur të qëndrojë e qetë dhe të ndajë një mesazh të fortë për vetëveten e për të tjerët.
“Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh, sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh… Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur, e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh, madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur, me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…”, ka shkruat ajo.
Fansat dhe ndjekësit e çiftit spekulojnë nëse kjo është në fakt një përgjigje jo zyrtare për situatën e tyre të tanishme. /Telegrafi/