Telegrafi

Xhensila Myrtezaj “trazoi” internetin me imazhet e fundit, shfaqet tejet provokuese

Xhensila Myrtezaj është një emër tejet i komentuar në mediet e shtypit rozë.

Ndonëse e angazhuar me koncerte e projekte muzikore, postimet e saj në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Së fundmi, këngëtarja “trazoi” internetin me disa fotografi të cilat i publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Ajo u shfaq tejet provokuese, duke theksuar linjat e përkryera trupore.

Xhensila kishte veshur një bluzë të shkurtër si dhe një fund me shkëlqim. E gjithë vëmendja ishte tek barku i saj i sheshtë muskuloz dhe tek vijat e formësuara që i jepnin siluetën perfekte.

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram

Përkundër faktit se është nënë, dhe me të gjitha ato angazhime artistike, këngëtarja gjen kohë të ushtrojë në palestër. /Telegrafi/

Foto: Xhensila Myrtezaj / Instagram