Modelja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka nisur pushimet.
Si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubain.
Këto janë pushimet e para të bukuroshes dy muaj pas mbarimit të edicionit të tretë të BBVK.
Ajo ka mahnitur me paraqitjen, derisa ka bërë një transformim të madh që nga dalja.
Xheneta këto ditë bëri bujë të madhe pasi hyri në Big Brother të Shqipërisë në kuadër të sfidës së mos-reagimeve.
Kjo shkaktoi debat te banorët, ndonëse Gjesti mbajti një qëndrim dhe e injoroi vazhdimisht.
Edhe pse deklaroi disa herë, Xheneta po vazhdon të marrë vëmendje me deklaratat për ish-partnerin e saj, Gjestin. /Telegrafi/