Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit Veliu, tek ministri, Xhelal Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla është njoftuar me sfidat e mëdha në fushën e sigurisë dhe ai u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, dje Kuvendi ka zgjedhur Qeverinë e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin.
Pro Kurtit kanë votuar 67 deputetë, ndërsa kundër tij 30 deputetë./ Telegrafi/