Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe dje në territorin e Kosovës.
Haziri ka thënë se nëse nuk duam që t’i shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaçevës, atëherë kufiri duhet të jetë në Ristovc.
Më tej i pari i Gjilanit, ka thënë se është koha për të vperuar e jo me deklarata e populizma politik.
“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politik. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ndryshe lidhur me këtë qështje ka reaguar sot edhe kryeministri Avdullah Hoti i cili ka thënë se veprimet e tyre si Qeveri do të jenë në përputhje me Kushtetutën. /Telegrafi/