Aq të veçanta sipas sezonit të ri dhe trendeve dominuese, do i shihni kudo gjatë vitit 2024
Këtë dimër, elementi që duket se ka tërhequr më shumë vëmendjen është thjeshtësia mahnitëse e asaj që njihet si xhaketa me shall të integruar.
Me shumë mundësi, gocat kanë parë të gjithë gamën e palltove, nga të gjera, te ato me motive, xhepa të mëdhenj, versione si arush, e plot prerje të tjera interesante.
Admiruesit e modës thonë se kjo xhaketë me siguri do të shihet kudo vitin tjetër sepse është sa komode, aq edhe e veçantë në detaje.
Me detajin e qepjeve te jaka apo xhepat, me shallin e integruar, të thjeshtë ose me thekë, me siguri që edhe ju do të fiksoheni pas kësaj xhakete të ngrohtë dhe praktike, citon Anabel.
Me përbërje lesh, me ngjyra nga të mbyllurat tek ato njëngjyrëshet, këto xhaketa do të transformojnë tërësisht dukjen tuaj.
Ja disa modele interesante: