Site icon Telegrafi

Xhaketa sportive pranverore – pafundësi e përditshme kombinimesh

Nëse dëshironi të investoni në një veshje të sipërme pranverore për sezonin e ri, duhet të jetë një xhaketë sportive

Xhaketat komode nuk janë asgjë e re, por koleksionet Pranverë/Verë 2025 i kanë sjellë në një version ndryshe, duke i bërë mjaft të veçanta.

Ajo që e bën këtë trend veçanërisht emocionues janë mënyrat kreative që mund ta vishni.

Në pasarelë, The Attico, Prada, Brandon Maxwell dhe Ralph Lauren kombinuan xhaketa të gjera najloni me fustane vezulluese, duke krijuar një pamje të lezetshme. Nga ana tjetër, Bottega Veneta ndoqi një rrugë më rastësore, duke kombinuar një xhaketë ngjyrë bezhë me pantallona të gjera.

Pamjet në pasarela na rikujtuan edhe njëherë rëndësinë e të tilla xhaketave dhe pafundësinë e kombinimeve që ofrojnë në përditshmëri.

Mund t’i vishni me fustane, pantallona apo sete sportive, gjithmonë do të dukeni bukuri.

Disa ide stilimi:

 

Exit mobile version