Sot (e hënë) shënohet Dita e Pavarësisë së Kosovës, gjegjësisht 17 vjetori.
Në këtë ditë të rëndësishme për popullin janë shënuar një sërë aktivitetesh në Prishtinë.
Të shumta qenë po ashtu edhe urimet e dedikimet që u bënë nga të famshëm e figura të ndryshme me rastin e festës.
Një i tillë nuk ka munguar as nga futbollisti i njohur shqiptar, që jeton dhe vepron në Zvicër, Granit Xhaka.
“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë”, nis postimin yllit i futbollit që ka bërë krenarë shqiptarët gjithandej.
“17 shkurti – dita kur ëndrrat u bënë realitet. Krenar për gjithçka”, vijon më tej postimi i Xhakës.
I njëjti nuk ka ngurruar për asnjë moment që të shpreh dashurinë e madhe që ka për Kosovën, në forma të ndryshme. /Telegrafi/