Site icon Telegrafi

Xhaferi i ka dëguar letër të re presidentit Ivanov

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka dërguar letër të re presidentit të shtetit Gjorge Ivanov. Në konsultime mes shërbimeve të Kuvendit dhe kabinetit të presidentit, sipas TV24, janë harmonizuar paqartësitë ligjore në lidhje me publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare, përcjell Telegrafi maqedoni.

Që të mos komplikohet situata pa nevojë, kryetari i Kuvendit sot i ka shkruar letër të re Ivanovit, përmes së cilës e njofton për shumicën e re parlamentare, me çka edhe zyrtarisht fillon afati në të cilin Ivanovi duhet ta ndajë mandatin për qeverinë e re.

Pritet që pas kësaj letre Ivanovi do t’ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili do të nis bisedimet me partitë shqiptare për përbërjen e re qeveritare./Telegrafi/

Exit mobile version