Site icon Telegrafi

Xhaçka: Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkë kundër agresionit rus

Ministrja e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar ambasadoren e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Xhaçka ka shkruar në Facebook se Shqipëria dhe SHBA kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë në vijën e parë të dënimit të agresionit rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kudo në mbrojtje të vlerave, parimeve, normave dhe rregullave ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu ka shkruar se do të vazhdojnë të punojmë për të siguruar llogaridhënien.

Exit mobile version