Site icon Telegrafi

Xavi mohon largimin e mundshëm të Raphinhas

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se Raphinha nuk do të largohet nga Camp Nou pasi është shumë i rëndësishëm.

Raphinha u transferua në verë nga Leeds United për rreth 60 milionë euro, por nuk ka arritur t’i tregoj të gjitha cilësitë.

Emri i tij është përfolur shumë për një rikthim në Ligën Premier, por kjo nuk pritet të ndodh në këtë afat kalimtar.

Është trajner i katalunasve, Xavi, i cili ka konfirmuar të ardhmen e Raphinhas në Camp Nou.

“Raphinha do të jetë i rëndësishëm për ne, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Rafa do të jetë shumë i rëndësishëm pasi kam besim të madh tek ai për të ardhmen e Barcelonës”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/

Exit mobile version