Site icon Telegrafi

Xavi ka refuzuar top klubin nga Serie A

Xavi ishte ndër ata që refuzuan Romën në fillim të këtij muaji, sipas Ivan Zazzaroni të Corriere dello Sport.

Ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli dhe trajneri aktual i Ajaxit, Francesco Farioli, me sa duket bënë të njëjtën gjë.

Roma përfundoi duke zëvendësuar Daniele De Rossin me ish-trajnerin e Torinos, Veronës dhe Genoas, Ivan Juric.

Xavi më herët ishte i lidhur me Milanin, Ajaxin dhe madje edhe Chelsean me Manchester United.

Ish-trajneri i Barcelonës është në pushim pasi u shkarkua nga Barcelona në maj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version