Klubi katalunas, Barcelona thuhet se nuk ka hequr dorë nga ndjekja e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino, ndërsa mbanë një sy edhe tek ylli i Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang.
Është pohuar se Barça është tërhequr nga bisedimet për transferimin e Firminos si lojtar i lirë, për t’u fokusuar tek i përjashtuari nga Chelsea, Aubameyang.
Megjithatë, klubi nga Camp Nou ka krejtësisht diçka tjetër në mendje dhe nuk është tërhequr.
Sipas mediumit Sky Sports, Firmino shihet si një opsion më i lirë me kontratën e tij me Liverpoolin që skadon në qershor.
Aubameyang ka qenë në kontakt me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës duke u thënë atyre se dëshiron të kthehet në Nou Camp, pasi ishte ‘ngrirë’ në Stamford Bridge.
Xavi thuhet se ka pranuar mundësinë e sjelljes së të dy sulmuesve veteranë këtë verë, megjithëse problemet e tyre financiare me La Ligën do të diktojnë planet e tyre. /Telegrafi/