Bayer Leverkusen janë duke shkëlqyer këtë sezon në Bundesliga teksa pas 12 ndeshjeve të zhvilluara ata janë lider të tabelës dhe një taktikë gjeniale ka kontribuar në suksesin e tyre.
Leverkuseni nuk ka fituar asnjë titull të Bundesligës në historinë e tyre por momentalisht kanë dy pikë më shumë se kampioni në fuqi Bayerni nën urdhrat e Xabi Alonsos.
Ish-mesfushori i Liverpoolit, Real Madridit dhe Bayernit, mori ‘frenat’ e “Aspirinave” në tetor të vitit të kaluar dhe udhëhoqi Leverkusenin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Leverkuseni po aplikon një futboll shumë të mirë dhe krejt kjo falë Alonsos i cili po i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla.
Një video virale e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si Leverkuseni shpërndanë rreth 29 topa në tërë fushën në “BayArena” sa herë që luajnë si vendas.
@bundesliga No time wasting here! ⏱️ #bundesliga #fussball
Kjo vetëm për shkak se sa herë që topi del jashtë vijës të limitohet koha e humbur duke krijuar mundësinë që të nisin aksionin e ri shumë shpejtë.
Kjo gjë ishte vërejtur kur ndeshjet po luheshin prapa dyerve të mbyllura dhe nuk kishte fëmijë që ndihmonin në hedhjen e topave.
Sidoqoftë, kjo tashmë është bërë diçka e zakonshme për “Aspirinat” dhë këtë mund ta vërejmë sa herë që përcjellim ndonjë ndeshje të tyre si vendas.
Teknikisht, e njëjta gjë mund të jetë avantazh edhe për kundërshtarët, por deri më tani kjo po funksionon për Leverkusenin pasi që ende nuk kanë pësuar humbje në ligë./Telegrafi/