Site icon Telegrafi

X do ta heqë veçorinë e bllokimit të llogarive

Veçoria e bllokimit të llogarive do të hiqet për përdoruesit e X ka – ish-Twitter – ka njoftuar Elon Musk, duke pretenduar se kjo veçori “nuk ka kuptim”.

Megjithatë, shefi i X tha se përdoruesit akoma do kenë mundësinë e bllokimit të marrjes së mesazheve nga personat e tjerë.

Por shumë njerëz në rrjetet sociale bënë të ditur se kjo do ta bëjë edhe më të vështirë heqjen e postimeve abuzive nga “timeline” i tyre.

Është përditësimi i fundit në një seri të ndryshimeve që Musk ka bërë që prej blerjes së platformës në tetorin e kaluar, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Momentalisht, kur përdoruesit e “bllokojnë” një llogari, ata ndalojnë shfaqjen e postimeve në “timeline-in” e bllokuesit dhe anasjelltas.

Një llogari e cila është e bllokuar më nuk mundet të dërgojë mesazhe tek bllokuesi, dhe as nuk mund t’i sheh postimet e tij.

Ish-themeluesi i Twitter, Jack Dorsey, duket se ra dakord me vendimin e Musk, pasi në një postim tha: “100%. Vetëm ‘mute’”.

Por ka shqetësime se “heshtja” e një llogarie nuk do ishte mbrojtje e mjaftueshme nga rastet e ngacmimit, abuzimit ose përndjekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version