Republika e Kosovës ka arritur rezultate të rëndësishme në indekset ndërkombëtare për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas raportit të fundit të “World Justice Project” për sundimin e ligjit, Kosova renditet e treta në rajon dhe e 58-ta në botë për vitin 2024, duke shënuar një përmirësim të dukshëm në dy vitet e fundit.
Këtë njoftim e ka bërë Ministria e Drejtësisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit, Kosova ka përmirësuar renditjen për 21 vende gjatë tri viteve të fundit, një hap i madh drejt rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë.
Raportet e Bashkimit Evropian për Kosovën po ashtu kanë qenë më pozitive se kurrë më parë sipas këtyre njoftimeve, duke theksuar përparimin në fushat e qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit.
Përmirësimet janë reflektuar edhe në perceptimin publik: sipas një sondazhi të fundit nga UNDP, 53.3% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës./Telegrafi/