Jack Wilshere është në përfundim të kontratës me Arsenalin.
Mesfushori anglez ka paralajmëruar largimin nga Londra në fund të këtij edicioni.
Arsenali i ka ofruar kontratë të re mesfushorit të tyre por që ai ka refuzuar të rinovojë.
Sipas mediave angleze, është skuadra që ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, Wolverhampton Wanderers që është futur fuqishëm në garë për transferimin e Wilshere.
26-vjeçarit iu është ofruar një kontratë pesë vjeçare nga Wolves me një pagë vjetore prej pesë milionë funteve.
Wilshere pritet të vendosë të ardhmen e tij para fillimit të kampionatit botëror.
Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Everton, Manchester City, Liverpool dhe Manchester United në Angli.
Ndërsa anglezi po kërkohet edhe në Serie A nga dy gjigantët Milan dhe Juventus. /Telegrafi/