Telegrafi

Williams te Barcelona? De Marcos paralajmëron sensacionin spanjoll

Bisedat për lëvizjen e mundshme të Nico Williams te Barcelona po jehojnë në Bilbao, ndërsa anësori po shijon pushimet e tij në Itali.

Bashkëlojtari i tij, Oscar de Marcos i ka sugjeruar talentin spanjoll se do të gabonte me kalimin te klubit katalunas, gjithsesi vendimi në fund do t’i takojë lojtarit.

“Duket se ka një valë që kur Barça të do, duhet të largohesh, përndryshe gabon, por shumë herë duhet të kesh parasysh se jo gjithçka që shkëlqen është flori”, ka thënë de Marcos.

“Duhet të vlerësojmë se ku jemi. Për Nicon është një situatë delikate. Ka shumë zhurmë nga jashtë dhe duket se ai presion mund të të largojë”.

“Por, unë do të doja që të gjithë t’i marrin vendimet vetë. Ai është një lojtar i Bilbaos, ai do të ketë fjalën e fundit. Ne besojmë se ai do të vazhdojë me ne”, shtoi legjenda e klubit.

Lexo po ashtu Nico Williams drejt Ligës Premier?

Shumë në Bilbao shpresojnë që Williams të mos largohet, dhe më pas ka të tjerë si De Marcos të cilët janë të shqetësuar se Nico mund të kalojë te Barcelona.

De Marcos është rekordmeni i paraqitjeve te Athletic Bilbao me 532 dhe natyrisht se ai dëshiron më të mirën për klubin. /Telegrafi/