Site icon Telegrafi

West Ham me ultimatum për Arsenalin rreth Declan Rice

Arsenalit thuhet se i është dhënë një ultimatum 72-orësh nga bordi i West Ham United për të përfunduar nënshkrimin e Declan Rice.

“West Ham është i përgatitur të largohet nga marrëveshja prej 115 milionë eurosh me Arsenalin nëse nuk ia del mbanë në 72 orët e ardhshme”, ka raportuar Sean Whetstone, që ka burime brenda bordit të Çekanëve.

“Hammers kanë analizuar thellë situatën dhe kanë bërë të qartë pozicionin e tyre për strukturën e pagesave dhe klauzola të tjera për të përfunduar me sukses marrëveshjen”.

Lexo po ashtu Arsenali paralajmërohet për 'problemin Ozil' me Kai Havertzin

“Topi është në fushën e Arsenalit, merre ose lëre”, thuhet më tej në raportimin e tij.

Shumë tifozë të Arsenalit dhe West Hamit prisnin ta shihnin marrëveshjen të përfunduar dhe ndoshta edhe të shpallur të hënën.

Por, duket se Gunners po refuzojnë të lëvizë mjaftueshëm për kushtet e pagesës dhe West Ham nuk do tërhiqet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version