Graziano Pelle thuhet se është në negociata për një rikthim në Angli te West Ham Unitedi, por duhet të marrë një reduktim page nga ajo që fiton tek kinezët e Shandong Luneng.
Sulmuesi italian bëri transferimin e tij në Kinë pas Euro 2016, duke shënuar 30 gola në dy sezone me skuadrën e Southamptonit në Ligën Premier.
Sipas gazetës Mail, 32-vjeçari italian po konsideron një kthim në Evropë dhe veçanërisht në Angli.
Pika kryesore e marrëveshjes pritet të jetë ajo e uljes së pagës pasi West Ham nuk mund t’ia ofrojë atë që fiton në Kinë.
Kjo pasi, Pelle fiton plot 13.5 milionë funte apo 16 milionë euro në sezon tek skuadra e Shandong Luneng.
Pelle ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime në 26 ndeshje konkurruese për klubin kinez.
Italiani në të kaluarën ka luajtur edhe me skuadra tjera në Evropë si Parma dhe Sampdoria në Serie A dhe AZ Alkmar dhe Feyenoord në Erediviesie.
Kohën më të mirë e ka kaluar në Holandë tek Feyenoord ku për dy sezone ka zhvilluar 57 ndeshje dhe ka shënuar 50 gola. /Telegrafi/