Futbollisti i njohur holandez Wesley Sneijder duket i panjohur edhe pse i dha fund karrierës pak më shumë se dy vite më parë.
Sneijder, i cili shumë besojnë se iu vodh ‘Topi i Artë’ në vitin 2010, pasi me Interin fitoi tre trofe dhe ishte në finalen e Kupës së Botës me Holandën, tani siç duket po e “shijon” pensionin e tij dhe e ka lënë sportin pas dore.
Sot në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Sneijder nga fusha e futbollit dhe ajo që ka habitur menjëherë fansat ishte pesha e tij trupore.
https://twitter.com/FootballFunnnys/status/1512359405253238784
Sneijder ka shtuar peshë serioze, saqë është e vështirë ta njohësh pa e shikuar mirë.
Mesfushori i famshëm holandez duket se nuk është shumë aktiv dhe i është përkushtuar gjërave të tjera, larg fushës së futbollit.
Vetëm dy vjet e gjysmë më parë, ai luajti për Al-Gharafa të Katarit ku e mbylli karrierën e tij.
https://twitter.com/sportsbriefcom/status/1512427675436175364
Ai kishte veshur fanellat e disa klubeve të mëdhenj të futbollit botëror si Real Madrid, Inter dhe Ajax.
Ai gjithashtu luajti për Galatasaray në Turqi dhe Nice në Francë. /Telegrafi/