Arsene Wenger ka pranuar se udhëtimi te ëest Hami nuk do të jetë i lehtë.
Arsenali duhet që të fitojë që të mbetet në luftë për titull, teksa West Hami po kërkon fitoren për të luftuar për Ligën e Kampionëve.
“West Hami është ekip i madh, shumë i vështirë për t’u mundur në udhëtim”.
“Ata kanë pasur sezon shumë të mirë. Kur shikoni cilësinë e ekipit, ata kanë një ekip tejet solid”.
“Mendoj se emergjenca e Dimitri Payet i ka dhënë atyre shumë kreativitet dhe efektivitet. Ata kanë Kouyaten, Noblen, Payet dhe Lanzinin, kanë një mesfushë të fortë me sulmues të mirë si Diafra Sakho”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/