Site icon Telegrafi

Wayne Rooney drejt rikthimit në Angli, në bisedime me Derby County për rolin lojtar-trajner

Legjenda e Manchester United është duke e diskutuar mundësinë e një roli lojtar-trajner te Derby County.

The Telegrapf shkruan se 33-vjeçari është duke e shqyrtuar largimin e tij nga Amerika dhe klubit i tij DC United.

Ai do të jetë krahu i djathtë i trajnerit të sapoemëruar Phillip Cocu i cili erdhi në krye të Derbyt,  pas largimit të Frank Lampard nga Chelsea.

Mel Morris, pronari i Derby, dëshiron që një tjetër yll i profilit të lartë të Anglisë tq bashkohet në Pride Park dhe të punojë dhe të luajë për Cocun.

Bisedime paraprake janë zhvilluar midis klubit të Championship dhe agjentit të Rooney.

Ish-lojtar i Everton është nën kontratë me DC United deri në vitin 2020.

Ai e ka pranuar që ka oferta të ndryshme, por ka shtuar se dëshiron ende të luajë dhe ta shijojë këtë gjë. /Telegrafi/  

Exit mobile version