Telegrafi

Wall Street: Pas euforive është e vështirë të ‘zbutet’ teknologjia Blockchain

Dy vjet më parë, Nasdaq dhe Citigroup njoftuan për lëshimin në përdorim të një sistemi të ri të Blockchainit, me qëllim që t’i bëjnë pagesat e letrave me vlerë më efikase. Shefi ekzekutiv i Nasdaq, Adena Friedman, e quajti atë “një moment historik në sektorin financiar botëror”.

Në një deklaratë të përbashkët, kompanitë thanë se projekti fillestar ishte i suksesshëm.

Kompanitë, duke përfshirë bankat dhe kompanitë teknologjike, po investojnë miliarda dollarë për të gjetur përdorime të tjera të Blockchainit. Ndërsa, në fillim të muajit, Facebook pritet të lëshoj në përdorim kriptovalutën e quajtur “Libra”, përcjell Telegrafi.

Disa drejtues thonë se pengesat ligjore shpesh kanë ngadalësuar zbatimin e projektit.

“Euforia që ishte nga Wall Street për teknologjinë Blockchain, po i jep rrugë pragmatizmit, pasi kompanitë e kuptojnë se duhen vite për të zhvilluar një gjë të tillë. Ky është një transformim i tregut. Kjo mund të marrë kohë tre deri në shtatë vjet para se projektet e mëdha të kenë ndikim të rëndësishëm”, tha Hyder Jaffrey, kreu i investimeve strategjike për bankën e investimeve UBS AG.

Gjithashtu, projekti i mbështetur nga UBS për një sistem dixhital për transaksionet financiare të quajtur “Coal Settlement Utility”, pritet të komercializohet vitin e ardhshëm pas më shumë se pesë vjet pune. /Telegrafi/