Familjarëve të mercenarëve të vdekur të Wagnerit nuk iu është treguar se më të dashurit e tyre kishin ndërruar jetë ose se ku ishin varrosur.
Ueb-faqja e pavarur ruse, iStories, thekson se rreth 25 persona kanë kontaktuar autorin e kanalit në Telegram, Titushki në Krasnodar, Vitaly Votanovsky, për informacionin për varrimin e të afërmve të tyre në Baku.
Një grua tha se kishte mësuar për vdekjen e babait të saj nga policia – jo nga Grupi Wagner.
Më pas ajo mësoi për vendin e varrimit të Votanovskyt përmes Telegramit, raporton skynews.
“Ne nuk e dinim se ai kishte vdekur. Ai ishte në Kaliningrad dhe më pas u nis fshehurazi për në Ukrainë”, tha gruaja e tij.
Votanovsky tha se tani është në proces të mbledhjes së emrave të të afërmve që duan të rivarrosin luftëtarët e vdekur.
Grupi Wagner është një organizatë mercenare ruse, shefi i së cilës, Yevgeny Prigozhin, ka lidhje të ngushta me Vladimir Putin.
Prigozhin është një nga oligarkët e shumtë të sanksionuar së fundmi nga Perëndimi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. /Telegrafi/