Selatin Ratkoceri nga Vetëvendosje ka premtuar ndërtimin e gjashtë çerdhe në komunën e Lipjanit.
Ai në debatin e organizuar në RTV Dukagjini ka shtuar se zhvillimi ekonomik ka stagnuar.
“Arsimi parafillor, çerdhet e fëmijëve e kemi vetëm një në Lipjan, këtu duhet menjëherë Vetëvendosje gjatë mandatit katër vjeçar do të ndërtoj së paku gjashtë çerdhe”, ka thënë Ratkoceri.
Ai shtoi se edhe migrimi i fshatarëve drejt qytetit është shumë i madh. /Telegrafi/