Vushtrria dhe Malisheva do të përballen në ndeshjen e tyre më të rëndësishme të sezonit.
Dy skuadrat me ngjyrat bardhekaltër do të luajnë finalen e barazhit, që i siguron një vend për edicionin e ardhshëm në elitën e futbollit kosovar.
Vushtrriasit vijnë në këtë takim pasi përfunduan në vendin e dytë të Grupit B në Ligën e Parë dhe mposhtën Lirinë në barazhin e parë.
Në anën tjetër Malisheva përkundër se pati një sezon shumë të mirë përfundoi e teta në renditjen tabelare në Superligë dhe mbeti në barazh.
Dueli mes dy skuadrave do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në Zahir Pajaziti stadium dhe pritet të jetë shumë interesant.
Formacionet zyrtare:
Vushtrria: Tahiri, Pasoma, Shala, Caka, Emini, Maxhuni, Osmani, Halimi, Vecaj, Teqja, Rexhaj.
Malisheva: Gashi, Xhaka, Kryeziu, Dumani, Piraj, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Sobowale, Marc-Olivier, Berisha.
/Telegrafi/