Site icon Telegrafi

Vullneti – Drenushës: Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës

Drenusha Latifi dhe gazetari Vullnet Krasniqi kanë pasur një debat të ashpër në “Big Brother VIP Kosova”, për historinë e dhunës që Drenusha ka përjetuar nga ish-burri i saj, Atilla.

Gazetari i njohur e akuzoi Drenushën se nuk kishte arritur të përcillte mesazhin e duhur për gratë e dhunuara, duke i thënë se ajo nuk kishte përdorur mundësitë e ofruara nga programi për të sensibilizuar më shumë publikun mbi këtë problem të rëndë shoqëror.

Foto: Screenshot/YouTube

Debati mes tyre shkoi deri në tension:

Vullneti: Ta ka sjellë produksioni këtu, nuk ke pasur asnjë mesazh. Pasi ka dalë dhunuesi, ti e ke arsyetuar, e ke vazhduar lojën me një ngacmues seksual. Loçki, cila është tema tjetër e jotja, këto dy tema i ke dështuar.

Drenusha: Ti ke dështuar, ti e ke pasur rastin. Pse se ka marrë në pyetje si hetues.

Lexo po ashtu “Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti debaton ashpër me Drenushën

Vullneti: E kam marrë në pyetje këtu, të gjithë kanë qenë.

Drenusha: Asgjë nuk e keni pyetur, vetëm e keni pyetur pse ka hyrë, kaq.

Vullneti: Fatkeqësia je ti që ty ta kanë dhënë rastin të dëshmosh se si duhet të jesh kundër dhunuesve, ti ke përfunduar duke bërë intriga me Xhenetën.

Drenusha: Ti je një narcisist sikur ai, je një burrë sikur ai.

Vullneti: Ti është dashur të vazhdosh betejën jashtë. E ke akuzuar, e ke tërhequr.

Drenusha: S’kam tërhequr asgjë.

Vullneti: Më e keqja është se qindra mijëra gra të tjera që e kanë rastin të kenë shembull, të ndjekin një rrugë, kanë dështuar. Ke dështuar në mënyrë të keqe. Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës. Ke dështuar t’i japësh shembull grave në Kosovë. Je bërë mbretëresha e intrigave. Ke dështuar të jesh gruaja që lufton kundër dhunës në familje.

Drenusha: Absplutisht hiç, ajo vetëm ka treguar që jam një grua e fortë, për fëmijët e mi.

Vullneti: Fëmijët e tu i ke përdorur. E ke përdorur rastin me historinë tënde, as nuk je treguar nënë e mirë as nuk je treguar grua e fortë.

Drenusha: Ti e përcakton a jam unë nënë e mirë? /Telegrafi/

Exit mobile version