Site icon Telegrafi

Vuçiq nuk ka asnjë përgjigje ndaj grevës së përgjithshme, del para popullit dhe e lavdëron veten

Serbia është në grevë të përgjithshme, e cila ka bërë që të bllokohet jeta normale dhe funksionimi i institucioneve publike.

Megjithatë, presidentit serb duket se nuk ka përgjigje për këtë që po ndodh anembanë vendit që drejton, por lavdëron veten për punët kinse të mira që po bëhen në Beograd.

Lexo po ashtu Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesa qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut përmes një mesazhi video në llogarinë personale në Instagram.

“Serbia po punon, Serbia po ndërtohet. EXPO po ndërtohet, Serbia po punon. Këtu jemi mbi pllakën e themeleve, këtu do të jetë garazhi i ardhshëm, në bllokun e banesave, 700 metra më tutje gjithçka është duke u ndërtuar”, tha ai, i cili nuk e përmendi grevën e përgjithshme të ditës së sotme.

Kujtojmë se greva e përgjithshme apo “mosbindja e përgjithshme qytetare” është thirrur nga studentët.

Studentët e shumë fakulteteve të Universitetit të Beogradit, Novi Sadit, Kragujevacit dhe Nishit kërkojnë përmbushjen e disa kërkesave.

Lexo po ashtu Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd

Publikimin e plotë të dokumentacionit mbi rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e rënies së një strehe prej betoni, vdiqën 15 qytetarë.

Ndryshe, Beogradi u zgjodh si qyteti mikpritës i ekspozitës ndërkombëtare EXPO 2027 pas katër raundeve të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Zyrës Ndërkombëtare për Ekspozita (BIE) në Paris. /Telegrafi/

Exit mobile version