Një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, të nxitur nga strukturat paralele të Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Kharchenko.
Në këtë takim, Vuçiq ka diskutuar për hapat e ardhshëm në raport me Kosovën.
“Presidenti Aleksandar Vuçiq ka pritur ambasadorin e Federatës së Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharchenko me të cilën bisedoi për situatën aktuale në rajon, veçanërisht pas tensioneve të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e partisë së Vuciqit në Twitter.
Председник Александар #Vucic @avucic примио је амбасадора Руске Федерације Боцан-Харченка са којим је разговарао о актуелној ситуацији у региону, посебно после тензија изазваних поступцима Приштине, и истакао да ће се Србија увек залагати за мир и дијалог. https://t.co/H8A3LzOBq9 pic.twitter.com/ehSKVQKtnr
— СНС СРБИЈА (@sns_srbija) August 2, 2022
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.
Mirëpo, një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të vendit filluan kundërshtimet e tyre duke vendosur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikë kalimet kufitare me Serbinë – Jarinje dhe Bërnjak.
Përveç barrikadave në veri pati edhe të shtëna me armë zjarri të cilat u konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës, e disa qytetarë edhe u maltretuan në kufi.
Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe. /Telegrafi/