Site icon Telegrafi

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai është prekur së fundmi nga një gjë e Livia Brungës, teksa bisedon me Loredana Bratin dhe i thotë ‘mos prek gjëra që nuk duhet t’i prekësh’.

Duket se banorja ia ka përmendur familjen, gjë që e bëri banorin të shpërthejë në lot.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari shqiptar e quan të rrugës dhe thotë se nëna e tij ka sakrifikuar shumë për të rritur tre fëmijë.

Lexo po ashtu “Më lini rehat” - Livia përlotet pas debateve që pati me grupin e saj pas spektaklit në Big Brother

“Kjo goca Livia, e rrugës. Është realisht e rrugës dhe kam katër ditë këtu në mungesë të asaj mamaje që unë kam atje jashtë, që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që ka pasur”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Më pas vjen edhe Gjesti në dhomën e grimit dhe i dhuron një përqafim Vserlos, kur pa se po qante.

I njëjti këto ditë ka qenë tejet aktiv dhe ka pasur situata me shumë nga konkurrentët brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version