Site icon Telegrafi

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Mbrëmja në shtëpinë e “Vëllait të Madh” është shoqëruar me një përplasje të fortë mes Eglit dhe Vserlos, ku i pranishëm ishte edhe Gjesti.

Debati nisi pasi Vserlo ironizoi me gjendjen emocionale të Eglit, e cila është ndjerë e lënduar nga zgjedhjet dhe deklaratat e Gesjtit.

Pavarësisht se ka pohuar se ka respekt për veten, Egli ka vijuar të qëndrojë pranë Gjetit, edhe pse ai ka shprehur ndjenja për ish-partneren e tij.

Foto: Screenshot/Instagram

Tensioni arriti kulmin kur Egli iu drejtua Vserlos me fjalët:“Je bërë shumë i lodhshëm, me të vërtetë shumë i bajatshëm”.
Vserlo nuk hezitoi t’i përgjigjej me ironi: “Ik në teatër”.

Por, situata u përshkallëzua më tej, me Eglin që shprehu neverinë e saj për qëndrimin e Vserlos: “Shumë i shpifur, e vetmja gjë që po na bën, po na bën për të vjellë”.

Përgjigja e Vserlos ishte po aq e fortë dhe provokuese: “Po mirë, fut gishtat në gojë dhe vill”.

Lexo po ashtu Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli nuk u tërhoq dhe vijoi me kundërpërgjigje: “Ja, i futa në gojë, po ti çfarë do të bësh, kur të shohësh në Prime që je bërë shumë i lodhshëm?”.

Vserlo vijoi ironinë, duke thënë se Egli do të fusë gishtat në gojë për të vjellë kur të shohë veten në Prime.

Ai gjithashtu e sfidoi atë për sjelljen e saj ndaj Gjestit: “Ik shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ex-in’. Respekt për veten kjo”.

Lexo po ashtu Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Egli, e revoltuar nga kjo deklaratë, e goditi Vserlon me një koment të rëndë: “Mua realisht më vjen keq, si mund të ekzistojë dikush si ti? Si mund të ekzistojë një qenie si ti? Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje, sa më pak si ti, më e mirë do të jetë bota”.

Vserlo: “Na lodhe”.

Egli iu kundërpërgjigj menjëherë: “Shko shërohu”.

Por debati nuk u ndal këtu. Vserlo kaloi në një tjetër nivel sulmesh personale: “Shko shërohu ti, se s’të kanë shëruar mirë herën e fundit, të kanë lënë me pasoja, budallaçkë!”. /Telegrafi/

Exit mobile version