Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur pas ngjarje së rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në këtë qytet, ku mbeti e vrarë një grua dhe u plagos vëllai i saj.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se pret nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit.
“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës. Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, ka shkruar ai.
“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni. Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional”, tha ai.
“Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit. Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/