Site icon Telegrafi

Vrasja e ish-oficerit të policisë në 2009-ën, mbyllen hetimet për Donald Hoxhën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Donald Hoxha, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Hetimet, konkluduan se i pandehuri ka qenë i përfshirë në vrasjen me paramendim të ish-oficerit të policisë Roland Rexhepi, ngjarje e ndodhur në vitin 2009.

Prokuroria e Elbasanit vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Exit mobile version