Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtinë dhe më pas pranë Prokurorisë së Shtetit, në ndërtesat e të cilëve ka shkruar “Po i vrisni gratë”.
Një ditë më parë një burrë ka tentuar të vrasë gruan e tij duke e qëlluar më armë zjarri në Fushë Kosovë dhe një tjetër rast ka ndodhur para një jave, kur një grua është vrarë nga burri i saj në Graçanicë.
Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, institucionet e shtetit janë fajtorë pse kjo dhunë nuk po ndalet, pasi personat e dyshuar nuk po dënohen me dënim maksimal.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminisit, ka kërkuar nga institucionet e shoqëria t’iu dalë në krahë grave. /Telegrafi/