Telegrafi

Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bëri të ditur se për ditën e enjte vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës në periudha afatshkurtra deri mesatar. Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave.

Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë. /Telegrafi/