Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të mosrespektimit të kufizimit të shpejtësisë në autostradë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 192 km/h.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 192 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar 1910 tiketa trafiku për mosrespektim të rregullave. /Telegrafi/