Volvo Cars ka filluar të lëvizë prodhimin e makinave të saj elektrike nga Kina në Ghent të Belgjikës.
Kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur BE-ja po heton rregullat e reja të importit të makinave elektrike nga Kina, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Tani për tani është prodhimi EX30, por pritet që modelet për tregun e Britanisë së Madhe të zhvendosen në Belgjikë, gjithashtu.
Menaxheri global i PR për Volvo ka deklaruar se është shumë herët për të spekuluar për “pasojat”.
Volvo Cars, është në pronësi të Geely, dhe vlerësohet të jetë një nga prodhuesit perëndimorë të automjeteve, që do të goditet më rëndë nga rritja e tarifave kineze. /Telegrafi/