Telegrafi

Vodhi identitetin e një personi nga Gjakova dhe u pajis me letërnjoftim dhe pasaportë, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, ka arrestuar një shtetas shqiptar nën dyshimin për vjedhje identiteti dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

Pas një hetimi disa mujor, të koordinuar me Prokurorinë Themelore në Pejë, autoritetet kanë zbuluar se i dyshuari ka arritur të vjedhë identitetin e një personi nga komuna e Gjakovës dhe të pajiset me dokumente zyrtare, si letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për veprime të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/