Katër të mitur janë proceduar penalisht pasi kanë vjedhur një biznes në rrethinat e Tiranës.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Hand”, u proceduan penalisht 4 të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/