Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaevi vë interesat personale mbi ato shtetërore

OBRM-PDUKM ka reaguar ashpër ndaj LSDM-së dhe Zoran Zaevit, duke i quajtur si fajtorët kryesorë për thellimin e kritës politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në konferencën për shtyp të kësaj partie, para gazetarëve doli Antonio Milloshoski, i cili tha se me sabotazhën e takimit të Vjenës, Zaevi tregoi se më të rëndësishme për të janë interesat personale, e jo ato shtetërore.

Më tej, Milloshoski ka deklaruar se kjo politikë e Zaevit nuk do të ndalet, ndërkaq partia OBRM-PDUKM do të vazhdojë që të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar se zgjedhjet do të jenë të qetë, të drejtë dhe në atmosferë demokratike.

OBRM-PDUKM-ja është për shtet stabil, zgjedhje demokratike më 5 qershor, fund të krizës dhe kthimi te reformat, ndërtimi i rrugëve, spitaleve, etj, tha Milloshoski./Telegrafi/

Exit mobile version