Site icon Telegrafi

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në Javen e Modës në Paris

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të mëdha, në “Paris Fashion Week”

Kompania e modës “Vlora&Kaltrina” janë shfaqur me 5 Mars me koleksionin e tyre “Nuit Noir” në “Palace Vendom”, shtëpinë e markave të njohura botërore, si “Chanel”, “Dior”, “Louis Vuitton”, “Cartier”, etj.

Koleksioni “Nuit Noir” i përbërë nga fustanet e zinj, elegant dhe të dominuar nga një dozë e fortë elegance dhe misteri, kanë marrë kritika pozitive nga të pranishmit, duke përfshirë median, personazhe VIP, influencer, etj.

Në intervistat dhënë pas prezantimit në “PFW”, motrat Neziri janë shprehur se kjo është një ëndërr e bërë realitet.

Exit mobile version