Site icon Telegrafi

Vlerësimi i gjendjes së baterisë: Mos u frikësoni kur blini një veturë të përdorur elektrike

MyBatteryHealth, kompani franceze që zhvilloi një zgjidhje për një vlerësim të thjeshtë dhe të shpejtë të gjendjes së baterive elektrike dhe hibride, kreu një studim mbi gjendjen e baterive të përdorura të veturave elektrike.

Për një vit, kompania monitoroi një flotë përfaqësuese prej më shumë se 40 mijë automjetesh (100 për qind elektrike dhe hibride) të të gjitha markave, me një kilometrazh mesatar prej 88 mijë km.

Raportohet se rreth 94 për qind e modeleve të vlerësuara kishin bateri në gjendje të mirë me SOH (State of Battery Health) më shumë se 80 për qind.

Vetëm 6 për qind kishin SOH nën 80 për qind. Dhe mes tyre, vetëm 2 për qind kishin SOH nën 75 për qind, ekspertët e kapacitetit e konsiderojnë pragun kritik për performancën e baterisë.

Pasojat e rënies së lartpërmendur janë një reduktim i autonomisë (dhe rrjedhimisht karikim më i shpeshtë) dhe keqfunksionime të ndryshme dhe madje edhe rreziqe të mbinxehjes.

Studimi MyBatteryHealth tregon se nuk ka frikë të veçantë kur blini një veturë elektrike të përdorur.

Megjithatë, do të ishte mirë të kontrolloni gjendjen e baterisë me një ekspert. Ky proces shpesh nuk kushton më shumë se dyzet euro. /Telegrafi/

Exit mobile version