Site icon Telegrafi

VLEN: Nuk ka “deshqiptarizim” të institucioneve, por ka shpërfaqje të familjarizimit të institucioneve nga BDI

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se Kreshnik Bekteshi i BDI-së dje e konfirmoi se Artan Grubi ende e kontrollon BDI-në.

Nga VLEN thonë se “sa më shumë kalon koha, aq më shumë po dalin në shesh të vërtetat për BDI-në”.

“Kreshnik Bekteshi e tha troç: Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i kësaj partie! A po bëjnë veting me një të arratisur? A është ende Grubi kumbar i korrupsionit që drejton BDI-në nga bunkerët e hajnisë?! BDI nuk reformohet dot, sepse është vetë problemi! Si mund të ketë ndryshim në një parti ku Artan Grubi, Ramiz Merko, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe gjithë tufa e tyre janë simbol i korrupsionit? Piskamat e tyre për “deshqiptarizim” s’kanë të bëjnë me shqiptarët, por me frikën nga humbja e privilegjeve dhe përballja me drejtësinë!”.

“Këta një herë premtuan veting dhe ia lanë në dorë Artan Grubit – si përfundoi? U mbyll pa asnjë fryt! Shqiptarët e kanë kuptuar: BDI nuk reformohet! Shqiptarët e zakonshëm i linin me kontrata, kurse familjarët e BDI-së i punësonin me rroga të majme. Kjo është “reforma” e tyre! Nuk ka “deshqiptarizim” të institucioneve por ka shpërfaqje të familjrazirimit të institucioneve nga BDI-së, që i shndërruan ato në pashallëqe familjare! Koha e tyre ka mbaruar!”, thonë nga VLEN.

Exit mobile version