Site icon Telegrafi

Vjen reagimi zyrtar nga Federata e Gjyqtarëve në Angli për goditjen me bërryl nga asistenti i Tierneyt

Federata e Gjyqtarëve në Angli (PGMOL) kanë lëshuar një deklaratë pas një incidenti ku  gjyqtari anësor Constantine Hatzidakis ka goditur me bërryl mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertsonin.

Pas vërshëllimës së fundit të pjesës së parë, mbrojtësit të Liverpoolit iu dha një karton i verdhë nga gjyqtari, por reagimi i tij në dukje ishte i justifikuar pasi imazhet tregonin një goditje me bërryl nga asistenti i tij, gjersa lojtarët e Liverpoolit dhe Arsenalit po dilnin nga fusha.

Në një deklaratë të lëshuar para përfundimit të ndeshjes, PGMOL tha: “(Ne jemi) në dijeni të një incidenti që përfshin ndihmës gjyqtarin Constantine Hatzidakis dhe mbrojtësin e Liverpoolit Andrew Robertson në pjesën e parë gjatë ndeshjes Liverpool – Arsenal në Anfield. Ne do ta shqyrtojmë çështjen plotësisht pasi të përfundojë ndeshja”.

Lexo po ashtu Dalin pamjet kur Andy Robertson u godit me bërryl në hundë nga asistenti i gjyqtarit Tierney

Loja rrezikonte të arrinte një pikë vlimi para pjesës së parë. Trent Alexander-Arnold dhe Granit Xhaka u paralajmëruan të dy pasi kishin një përplasje të ashpër.

Mbrojtësi i krahut nuk ishte mirë në 45 minutat e parë, pasi Topçinjtë iu shënuan dy herë.

Lexo po ashtu Përplasje brutale mes Granit Xhakës dhe Trent Alexander-Arnold

Por, Mohamed Salah i ngushtoi shifrat në 2-1 në fund të pjesës së parë, derisa Roberto Firimino i barazoi në 2-2 kur kishin mbetur edhe pak minuta nga derbi. /Telegrafi/

Exit mobile version